Gazetari Arian Çani deklaroi mbrëmjen e djeshme në emisionin “Të Paekspozuarit” se Partia Demokratike duhet ta mbrojë Berishën dhe ngriti alarmin s ekjo parti është vetëm pasi amerikanët janë në krahun e Edi Ramës.
“PD nuk duhet ta lëshojë Berishën në këtë moment, do të ishte një gafë e madhe. Problemi i kësaj partie është që ajo nuk ka arritur dot të bëjë aleancat e duhura me aktorë të huaj. Nuk është problem që kjo parti ka Berishën, por se kjo parti ka mbetur vetëm,
Le të marrim hipotezën sikur kjo parti të kishte, rusët mbrapa. Mendoni se Berisha do të ishte në këtë situatë? Sigurisht jo. Berisha do të ishte i mbrojturi i njërës palë.
Rama është njeriu i zgjedhur i amerikanëve. Berisha dhe Basha kë kanë mbrapa? Kur ti je në syrin e perandorisë, duhet të mbrohesh apo jo? Me kë do të mbrohesh? Duhet të zgjedhin aleatë, duhet të ishin të mbrojtur.
Gabimi i partisë nuk është se ka fytyrën e Berishës, por se është vetëm. Cfarëdo të bëjë PD për amerikanët, ata i kanë sytë nga Rama. Si ka mundësi që PD është vetëm? Përse i ka munguar ky vizion?“, – tha ndër të tjera Çani.
Diskutime rreth kësaj post