Nëse nuk do ketë një firmë, Partia Demokratike nuk do të regjistrohet në zgjedhje. Kështu u shpreh Kreshnik Spahiu, duke cituar Ilirjan Celibashin në një debat të tyre publik.
Për “Now me Erla Mëhillin”, juristi parashikoi se PD-ja zyrtarisht nuk do të ketë logo në zgjedhjet lokale.
“Parashikimi im nuk është ndjesi, është mbi fakte. Kemi një KQZ që e ka paragjykuar këtë proces, kemi një kryetar i cili e ka deklaruar publikisht që nëse nuk do të vijë kjo firmë dhe nëse Komisioni i Apelit nuk e regjistron unë nuk e fus në fletën e votimit Partinë Demokratike,” – u shpreh Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post