Komisioni i Vlerësimit të kandidatëve për deputetë i ngritur në Partinë Demokratike ka nisur me njoftimin e emrave dhe dorëzimin e foemularëve për të gjithë ata kandidatë të cilët kanë plotësuar kushtet për të kaluar fazën e parë të këtij procesi. I vetmi qark që ende nuk ka përfunduar me filtrimin e kandidatëve është Tirana.
Ky është email-i njoftues që çdo kandidat që ka marrë konfirmimin e Komisionit të vlerësimit të kandidatëve ka marrë nga Partia Demokratike, ku i kërkohet të plotësojë formularin e Vetëdeklarimit të Kandidimit brenda një periudhe 5 ditore.
Burime nga selia blu bëjnë me dije se 1/3 e emrave të propozuar nga baza e demokratëve e kaluan filtrin e parë të komisionit, ndërkohë që formularët do të jenë përcaktues për t’i kaluar këta kandidatë në fazën e dytë e cila do të selektojë rreth 300 emra të cilët më pas do t’i kalojnë për votëbesimit anëtarësisë së demokratëve.
Brenda 5 ditëve nga njoftimi, çdo kandidat është i detyruar që të plotësojë Formularin e Vetëdeklarimit mbi të dhënat e tij, sipas Formatit të miratuar nga Komisioni i Integriteti dhe Etikës. Kandidatëve do t’i kërkohen të dhëna lidhur me arsimin, integritetin moral dhe përgatitjen personale, pastërtinë e figurës, kontributin në Partinë Demokratike dhe angazhimi në opozitë gjatë viteve të fundit.
Në rast se kandidatët e propozuar nuk do të dorëzojnë në kohë sipas email-it të dërguar nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve do të nënkuptohet heqje dorë nga mundësia për të qenë kandidat i mundshëm nga emrat e përzgjedhur dhe Komisioni do ti heq ata nga Listën e Kandidatëve që do t’i nënshtrohen fazës së dytë.
Diskutime rreth kësaj post