PD zyrtare është në ekstazë.
Sipas demokratëve, Bashkimi Europian ka refuzuar Shqipërinë dhe nuk ka pranuar të hapë negociatat.
Sali Berisha nuk e ka përmbajtur dot gëzimin dhe ka publikuar një deklaratë të grupimit CDU-CSU, që sipas tij kundërshton hapjen e negociatave për Shqipërinë.
Në fakt, Gjermania dhe të gjitha vendet e BE-së, kanë qenë dakord për hapjen e negociatave për Shqipërinë, me një kusht: Zbatimin e ligjit të verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Kusht që në PD dhe mediat e saj, kanë “harruar” ta përmendin.
Sipas tyre, kusht i Brukselit për hapjen e negociatave është ligji i dekriminalizimit, jo “Vettingu”.
Edhe i biri i Sali Berishës është shprehur entuziast, ndërsa Lulzim Basha ka heshtur.
PD loboi fuqishëm që Shqipërisë të mos i hapeshin negociatat, që nga Parlamenti Europian, deri tek Gjykata Kushtetuese, të cilën e përdori për të bllokuar ligjin e “Vetting”-ut.
Dhe tani kanë të drejtë të gëzohen.
Për sa kohë reforma në drejtësi nuk vihet në zbatim, Shqipëria do të jetë larg Europës!
Diskutime rreth kësaj post