Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka thirrur sot në orën 12:00 Kryesinë e PD-së për të diskutuar, në lidhje me sesionin e ri parlamentar, i cili nis në ditët e para të shtatorit. Bëhet me dije se në rend të ditës do të jetë diskutimi i aksionit të kësaj force politike.
Teksa pritet që për pak muaj PD-ja të nisë primaret për zgjedhjet lokale, sot do të caktohen edhe grupet e punës që do të shpërndahen nëpër zona për të organizuar strukturat e Partisë Demokratike.
Mësohet se një tjetër vendim që pritet të merret sot në mbledhjen e kryesisë së PD-së, është edhe miratim i departamenteve pranë PDSHsë sipas sektorëve përkatës.
Pika e fundit e rendit të ditës parashikohet që të jetë miratimi i sekretarëve politikë për disa nga degët e partisë demokratike. Mesa duket kjo vjeshtë do të sjellë mjaft zhvilliime në kampin opozitar. Madje vetë Berisha ka deklaruar më herët se kjo vjeshtë do të jetë “pranvera e Protestave”.
Diskutime rreth kësaj post