Drejtues të Partisë Demokratike iu bashkuan të dielën protestës së qytetarëve të Vlorës kundër zbatimit të projektit të Lungomares.
Deputetja e PD-së, Liliana Elmazi, e pranishme në protestë, e krahasoi gjendjen e Lungomares me shkatërrimet e tritolit në të gjithë bregun e jugut.
“Nga informacionet që kam, pasi ky projekt nuk është fare transparent, nuk ka fare projekt, janë harxhuar 1.7 milionë euro, por çfarë kanë bërë. Kanë marrë rërë dhe shtuf, çakull e në fund mbulohet me rërë. Ky është projekti madhor i kryeministrit për Vlorën. Unë nuk habitem aspak, por as qytetarët”, tha ajo.
Sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji duke iu referuar protestës së Partisë Demokratike në çdo cep të Shqipërisë, theksoi se ky është i vetmi mjet që u ka mbetur shqiptarëve, përballja, protesta dhe rezistenca deri në në largimin e së keqes që ka kapluar këtë vend.
Ndërsa kryetari i PD-së në Vlorë, Moisi Meminaj e cilësoi situatën e krijuar nga projekti i dështuar i Lungomarës si një makth. “Është një investim pa projekt. Vlora nuk do të ndalet me protestën e sotme, ato do të vazhdojnë. Në rast se ndodh kthimi i Pasha Limanit në demontim ne do të bllokojmë hyrjen e bazës”, tha Meminaj.
Diskutime rreth kësaj post