Tani është bërë e qartë. Protesta e PD-së dhe çadra e ngritur përballë Kryeministrisë, bëhet për të bindur Ilir Metën që ta bashkohet me opozitën.
Nga PD-ja kanë dalë hapur dhe kërkojnë që Ilir Meta t’iu thotë se çfarë do bëjë.
I pari ishte Sali Berisha, që kërkoi një ditë më parë nga LSI të fliste dhe të shkëputej nga Rama.
Sot janë dy drejtues të tjerë të PD-së, Edi Paloka dhe Aldo Bumçi, që i bëjnë sërish thirrje LSI-së të reagojë dhe t’iu japë përgjigjie.
Ndaj, nëse kishit ndonjë dyshim se kjo protest bëhet për qytetarët, përgjigjien e kanë dhënë vetë drejtuesit e PD.
Ata kërkojnë që të marrin në tavolinë pushtetin, duke përdorur LSI-në.
Meta deri më tani është duke heshtur dhe me sa duket, po e shijon këtë përgjërim që i bëhet nga opozita.
Diskutime rreth kësaj post