Ish-deputeti dhe ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani u shpreh se shumica e komisioneve parlamentare është gjithmonë e mazhorancës dhe nuk kanë pasur rezultate ndër vite.
Sipas tij opozita është e tradhtuar nga Basha që i ka braktisur të gjitha kauzat, pasi ai një bashkërendim me Ramën për shuarjen e tyre.
Ristani: Shumica e komisioneve parlamentare është gjithmonë e mazhorancës dhe nuk kanë pasur rezultate ndër vite. PD për problemin e inceneratorëve kanë bërë një kallëzim në prokurori dhe kjo do të thotë se provat kanë qenë të mbledhur, prandaj më duket e pakuptimtë një komision i tillë për mbledhje provash. Është një lëvizje politike. Opozita është e tradhtuar nga Basha që i ka braktisur të gjitha kauzat. Ka një bashkërendim me Ramën për shuarjen e këtyre kauzave.
Vendimi i Venecias ishte i pritshëm sepse ishte i njëjti pozicion që është mbajtur para 30 qershorit, kur opozita tha se nuk do të marrë pjesë. Askush nuk do të falte një precedent të tillë, duke mos u futur në zgjedhje dhe duke i bojkotuar. Mekanizma të tillë janë edhe antidemokratikë. Kështu që vendimi ishte i pritshëm. Vetë djegia e mandateve dhe mospjesëmarrja në zgjedhje ishte për interesa personale, sepse Basha ka qenë nën presionin e hetimit të parave të lobingut.
Ristani u shpreh se i vetmi që ka përfituar në këto raste, ka qenë Basha i cili akuzohet se lobuar me para të pista, duke përfshirë edhe banka nga Rusia.
Ristani: I vetmi që ka përfituar në këto raste, ka qenë Basha i cili akuzohet se lobuar me para të pista, duke përfshirë edhe banka nga Rusia. Si kryetar i PD-së, Basha vjen pas humbjes së përsëritur dhe rrënimit të përsëritur duke shkelur rregullat dhe statutin të partisë. Edhe nëse do të kishte zgjedhje të parakohshme demokratët nuk përfitonin në këtë gjendje që është sepse duhet të bëhet gati për këto zgjedhje.
Diskutime rreth kësaj post