Partia Demokratike kërkon që të miratohet vettingu i politikanëve. Pikërisht kjo temë u diskutua sot në emisionin ‘Breaking’, ku gazetari Basir Çollaku u shpreh se kjo nismë është e vonuar, pasi ende në Shqipëri nuk kemi politikanë të dënuar.
“Vettingu duhej të kishte nisur me politikanët, jo me gjyqtarët. Pastërtia e figurës së politikanit është një problem i madh në vendin tonë. Unë mendoj se ky është një proces i vonuar. Ne nuk kemi ende asnjë politikan të dënuar në Shqipëri, pavarësisht se problemet që kanë politikanët janë të mëdha”, tha Çollaku.
Për Roland Bejkon, kërkesa e PD-së për të kaluar në vetting politikanët, përputhet me agjendën amerikane dhe paralajmërimin e presidentit Joe Biden.
“Kjo përputhet me agjendën amerikane. Biden ka deklaruar se prioritet kanë luftën kundër korrupsionit, sidomos korrupsionin që bëhet nga “jakat e bardha””, tha Roland Bejko.
Diskutime rreth kësaj post