Partia Demorkatike dhe Partia Socialiste duket se do të shkojnë drejt dakrodësisë sa i takon reformës zgjedhore. Ditën e djeshme 10 deputetë të PD kanë depozituar kërkesë në Kuvend për të ngritur Komision të Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Qëllimi i këtij komisioni të posaçëm do të jetë hartimi i ndryshimeve kushtetuese dhe adresimi në kuadrin ligjor të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it .
“Komisioni ka për detyrë hartimin e ndryshimeve kushtetuese dhe të kuadrit ligjor zgjedhor për trajtimin e rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 Prillit 2021 dhe zgjedhjeve të mëparshme të patrajtuara, rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse për zgjedhjet, partive politike parlamentare dhe organizatave jofitimprurëse”, thuhet në dokument.
Po ashtu, në kërkesën e saj PD shkruan se ka konstatuar 5 tipologji shkeljesh të rënda në zgjedhjet e 25 Prillit dhe se të gjitha këto problematika meritojnë trajtim të veçantë nga Kuvendi në mënyrë që të adresohen nëpërmjet nismave ligjore dhe të mos përsëriten në zgjedhjet e ardhshme. Madje PD kërkon që komisioni i posaçëm për Reformën Zgjedhore duhet të ketë anëtarësi të barabartë mes shumicës dhe pakicës dhe afat 6-mujor nga data e miratimit të këtij vendimi.
“Shitblerja masive e votës, e realizuar nga bashkëpunimi i kandidatëve të mazhorancës me elementë të krimit të organizuar; Shkrirja e shtetit dhe Partisë në pushtet në një të vetëm; Vjedhja dhe përdorimi i paligjshëm i të dhënave personale dhe sensitive; dhe ndryshimet e njëanshme në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor, që sollën heqjen e koalicioneve dhe një format flete votimi, që prodhoi 83 mijë fletë votimi të pavlefshme”, shkruhet në kërkesën e PD.
Por duket se kjo kërkesë e Partisë Demorkatike ka gjetur dakordësinë e mazhorancës. Gazeta ka mësuar se në mbledhjen e djeshme me drejtuesit politikë në qarqe, kryeministri Edi Rama është shprehur dakord për të ngritur sa më parë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore, kërkesë kjo që është paraqitur nga Partia Demokratike.
Diskutime rreth kësaj post