Gazetari Mentor Kikia është i bindur se PD mund të dalë nga gjendja ku ndodhet, vetëm nëse do zgjedhë të aplikojë një proces zgjedhor të vërtetë.
I ftuar në emisionin “Quo Vadis”, Kikia u shpreh se nëse PD do vijojë të mbahet peng nga Berisha e Basha, shumë shpejt partia do të shkatërrohet.
“Në PD, Sali Berisha ose Basha duhet të hapin një garë të drejtë duke hequr dorë të dy nga përdorimi i simpatizantëve, të cilët shpesh janë të verbër, ose përndryshe nëse do të marrë secili nga një copë parti, do ta shkatërrojnë PD-së. Nuk mund të ketë dy Parti Demokratike. Berisha nuk synon të jetë kryetar, sepse nuk mund të ecet kundër kohës, por ai nuk mund të heqë dorë nga kontrolli. PD ka vetëm një shans të fitojë: të futet në një proces real zgjedhor, të mbyllë kapitullin, dhe të kthehet të bëjë opozitë.”, tha Kikia.
Diskutime rreth kësaj post