Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka mbledhur këtë të martë drejtuesit politikë të PS në qarqe në takimet e përjavshme.
Menjëherë pas takimit, kryeministri është pyetur nga mediat nëse do ë përballet me padinë e PD për inceneratorët.
‘Është një periudhë kur simptomat e dëshpërimit, mungesës së vizionit te opozitës do shkojnë duke u bërë gjithnjë më të dukshme, turpshme. Fjalori shqip do njohë një shpërdorim të madh si nga PD dhe partia presidenciale, por ne do të shohim përpara dhe do shohim punën tonë në drejtim të njerëzve qeverisë duke pasur në fokus njerëzit.
Më vjen mirë tu them se në platformën e aplikimeve për ata që duan të na bashkohen në skuadër, në kaq pak ditë më shumë se 50 shprehje interesi,dhe numri do rritet, procesi do jetë skrupuloz që të integrohen ata të duhurit.’ – tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post