Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar pas lajmeve që dha sot kryeministri Edi Rama për një politikë më sociale me buxhetin e vitit të ardhshëm.
Por ndërsa Rama foli me shifra konkrete se si do të përfitojnë familjet për çdo fëmijë të lindur, Tabaku deklaron se bonusi i bebeve nuk i zgjidh problemet në Shqipëri, e cila renditet mes vendeve afrikane për largimin e banorëve.
“Njerëzit sot po largohen nga Shqipëria prej korrupsionit, krimit dhe babëzisë së Ramës me shokë. Prandaj 7 banorë në 1000 banorë kërkojnë azil, Shqipëria renditet mes vendeve afrikane. Bonusi i bebeve nuk zgjidh këtë situate. Fund bashkëqeverisjes me krimin. Vetting i politikaneve dhe çlirim i ekonomisë nga korrupsioni dhe oligarkia”, shkruan Tabaku.
Diskutime rreth kësaj post