Arben Ristani, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, deklaroi se “Lungomarja e Ferrit për vlonjatët gjatë sezonit turistik, është kthyer në Lungomaren e vdekjes”, duke iu referuar aksidentit me pasojë vdekjen e një të riu që ndodhi të shtunën.
“Një i ri humbi jetën dje aty, për shkak të një grope në Lungomare dhe në vend që qeveria e Edi Ramës të mbante përgjegjësi për mungesën e sinjalistikës, për punimet që vazhdojnë pa fund e janë kthyer në makth për qytetarët, për gropat që lë pas kudo, rend t’ua kalojë, siç bën gjithmonë, përgjegjësinë të tjerëve, fajin tek viktimat. Ndërsa vrasjet, vdekjet nga aksidentet, varfëria, mjerimi, papunësia shtohen, Edi Rama vazhdon të shijojë qejfet e tij nga Nju Jorku në Paris, nga Milano në Mynih”, shkroi Ristani në Facebook.
“Sot çdo shqiptar e di që Edi Rama e donte pushtetin për veten e tij, për të rendur pas suksesit të munguar si piktor, për të blerë bileta mijëra dollarëshe, për të ndjekur ndeshjet e NBA në Majemi, vizitat në stadiumin e Bajernit të Munihut apo pazaret në dyqanet më të shtrenja të botës”, shtoi Sekretari i Përgjithshëm i PD-së.
Diskutime rreth kësaj post