Dje në orën 13:00 nuk është zhvilluar mbledhja e seksioneve të fshatit në qytetin e Pogradecit.
Shkak për këtë kanë qenë përplasjet e grupeve të fshatit me strukturat e qendrës.
Kjo për shkak të kandidaturës së Klevis Balliut, pasi sipas banorëve, ky kandidat nuk është një emër i propozuar nga demokratët, por i sjellë me katapultim.
Debatet e forta kanë bërë që mbledhja të anullohet dhe strukturat të mos zhvillojnë takimet e tyre për të diskutuar problemet për ndërmarrjen organizative.
Është vendosur një datë dhe një orë tjetër pasi do të tentohet për një mbledhje të dytë me këta mbështetës.
Diskutime rreth kësaj post