Pas heqjes së germave të Teatrit Kombëtar ka reaguar PD dhe LSI. Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ndërsa thotë se “batakçinjtë e qeverisë vodhën natën germat e një institucioni me histori gjigande”.
“Batakçinjtë e qeverisë vjedhin germat e Teatrit. Batakçinjte e qeverisë vjedhin natën, si hajna të vërtetë, germat e ndërtesës së Teatrit Kombëtar. Kaq të pështirë, kaq të vegjël, kaq meskinë dhe kaq hajdutë. Liliputet e qeverise jane kaq te vegjel perpara germave te historise gigande te Teatrit Kombetar. Shiheni foton, mos e hiqni nga memoria dhe perbuzini hajnat e nates”, ka shkruar Vasili.
PD ka reaguar përmes ish-deputetes Albana Vokshi lidhur me heqjen e gërmave nga godina e Teatrit Kombëtar. Përmes një postimi në Facebook, Vokshi shkruan se kryeministri Edi Rama urdhëron çmontimin pa zhurmë e fshehurazi të Teatrit Kombëtar.
“Në orët e vona të natës, si skuth, Rama urdhëroi heqjen vjedhurazi, të gërmave të Teatrit Kombëtar, për të na kujtuar që nuk ka hequr dorë nga shembja djallëzore e ndërtesës historike. Rama po vjedh pronën publike, trashegiminë kulturore, historinë e qytetit për të pastruar me kulla betoni qindra miliona euro nga korrupsioni. Le ta provojë! Teatrin Kombëtar do ta mbrojmë me cdo mjet e me cdo kosto!”, shkruan Vokshi.
Diskutime rreth kësaj post