Deputeti Lefter Maliqi në një intervistë televizive ka komentuar mospërfshirjen në listat e PD për deputetë. Maliqi tha se ndonëse ka qenë pjesë e parlamentit shqiptar, ai ka zgjedhur të mos përfshihet në asnjë grup parlamentar, por të qëndrojë i pavarur.
Më tej ai shtoi se me liderin opozitar Lulzim Basha ruan raporte mjaft të mira dhe pakënaqësitë e 2017-ës janë sheshuar. Për Maliqin, “rëndësi nuk ka përfshirja në listë, por fitorja e opozitës dhe rrëzimi i partisë në pushtet”.
Denis Dyrnjaja: Partia Demokratike nuk ju përfshiu në listat e saj për Beratin, duket një dejavu me 2017-ën, Lulzim Basha ju zhgënjen sërish?
Lefter Maliqi: Besoj që ky koment i juaji edhe i lidhur me Këshillin Politik por edhe listat e Partisë Demokratike është mjaft domethënës dhe meriton përgjigje. Unë që në vajtjen si deputet kam mbajtur qëndrimin e opozitës së bashkuar jashtë dhe kam qëndruar deputet i pavarur duke mos pranuar asnjë grup parlamentar të tjerë. Mua nuk më duket e qëllimshme vendosja në listën e Partisë Demokratike.
Denis Dyrnjaja: E prisnit një angazhim nga PD-ja, një ftesë?
Lefter Maliqi: Ftesë kam pasur edhe nga PD-ja dhe forca të tjera politike dhe shumë shpejt do të mbaj qëndrimin tim në përputhje me mbështetjen që kam në vend. Dua të them që jam propozuar nga demokratë të Beratit, Kuçovës dhe Urës Vajgurore dhe unë nuk kam qenë pjesë e anëtarësisë së Partisë Demokratike. Sigurisht që unë kam lidhje drejtpërdrejt me lider drejtues të partive politike dhe çdo marrëveshje është me elektoratin dhe me ta. Për mua nuk është e qëllimshme dalja deputet i PD-së apo i LSI-së apo i forcave të tjera politike, për mua është e qëllimshme maksimalizimi i votave, fitore e demokracisë dhe rrëzimi i kësaj qeverie.
Denis Dyrnjaja: Ju keni qenë shumë i drejtpërdrejt në raport me drejtuesit e tjerë të Partive Politike. E keni rikuperuar raportin publik me Bashën, të paktën nga qëndrimet që unë ju kam ndjekur herët e fundit qoftë në parlament apo daljet publike. Pasi nuk ju ka kandiduar a vazhdoni t’i qëndroni idesë, që Basha është njeriu i fjalës, njeriu i nevojshëm politik?
Lefter Maliqi: Lista e Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar nuk ka dalë, këto janë votime paraprake dhe 20% i vendos kryesia dhe drejtuesit e forcave politike. Nuk ka nëpërmjet meje dhe Bashës pakënaqësi. Përsa i përket veprimeve të 2017-ës unë i kam thënë edhe ai vetë i ka pranuar, që kërkoi falje për renditjen dhe listat e 2017-ës.
Diskutime rreth kësaj post