Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Edvin Kulluri shprehet se emërimi i Besart Kadisë si zv/ministër i Financave shihet si një provë e bashkëpunimit mes PS-PD.
“Pas ngjarjes së 2017 e kam parashikuar. Ky është emërimi i parë i Ramës nga PD në qeverinë e tij. Pas 25 prill do të kemi gjasa që të kemi një qeveri PD-PS. Kjo është prova e disatë që nga djegia e mandateve. Rezultati 7-0 në zgjedhjet e 2017, roli i Bashës në çështjen e pandemisë me planin me 5 pika. Ky është integriteti i njerëzve që Basha ka ngritur partinë e vetë.
Njerëzit e Bashës, si të punojnë këshilltarë të tij apo zv/ministra të Ramës është njësoj. Nga projeksionet e sotme, gjasat janë që PS të fitojë. Basha do të jetë zv/ kryeministër i Ramës. Gjasat janë që mazhoranca mos t’i ketë 71 vota për 25 prill. Ose do të kemi një koalicion mazhorancë-opozitë por pa Bashën kryeministër. Bashën nuk mund ta votojmë kryeministër për shkak të ngjarjeve që po ndodhin tani. Me këtë që ka ndodhur me Kadian, Basha duhet të kërkojë falje publike për ato që shkruan tek Rilindja Demokratike pas kësaj që ndodhi sot. U emërua kukulla e parë e Ramës”, tha Kulluri për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post