Indrit Sefa, sekretari ligjor në PD tha se sot paradite ka pasur takim mes Gazmend Bardhit e Jorida Tabakut si nënkryetare e PD dhe kjo e fundit do të mbajë detyrën e nënkryetares së komanduar deri në zgjedhjet e reja që do të bëhen në PD, të cilat sipas Sefës, do të zhvillohen shumë shpejt.
“Shumë shpejt do të kemi një mbledhje kryesie dhe do të vendosim që të mblidhet struktura për zgjedhjen e kryetarit të ri. Nuk kemi asnjë minutë kohë për të humbur” tha Sefa.
Ai bëri një thirrje publike për të gjithë ata që u bashkuan me koalicionin Bashkë Fitojmë dhe dolën në zgjedhje me emrin e Ilir Metës.
“Duhet të kthehen, nuk kanë asnjë arsye të mos vijnë në Partinë e tyre. Eshtë detyra jonë të bëjmë një proces të rregullt të pakontestuar. Çfarë e pengon Igli Carën apo Belind Këllicin të vijnë tek partia e tyre dhe të kandidojnë për postin e kryetarit me një proces të rregullt votimi brenda shtëpisë sonë. Duhet ta bëjmë patjetër. Të gjithë të garojnë. Kushti i vetëm është që kandidati për kryetar të mos jetë i dizenjuar nga SHBA e BE si nongrata” tha Sefa duke lënë të kuptohet se nuk do të pranohet asnjëhere kandidimi i Berishës për kryetar.
E ndërkaq, ndërsa pyetet për rikthimin e Lulzim Bashës, Sefa tha se edhe Basha nëse e sheh të udhës mund të kandidojë për kryetar të PD e do të duhet të hyjë në votim.
“Bashkimi bëhet përmes zgjedhjeve. Nëse ka një njeri konsensual dhe të gjithë të mirëproitur nga palët secili të fitojë dhe të kandidojë. Nuk do presim asnjë minutë, do ketë shumë shpejt një mbledhje kryesie. Kontaktet e demokratëve që u strehuan te Ilir Meta jo për faj të tyre dhe do të marrim hapa konkrete për ti ftuar ata për një proces zgjedhor” tha Sefa.
Diskutime rreth kësaj post