Nga Mero Baze
Në çdo betejë një Komandant i mirë, bën kujdes të lërë shtegun hapur, për ti ikur rrethimit. Lulzim Basha është I vetmi udhëheqës, që para se të nis betejën, bën kujdes të mbaj peng ushtarët, që të vdesin bashkë me të.
Kështu po ndodh pak a shumë me historinë e çadrës së tij, e cila ngjan me një “summer school”, por jo me një pranverë shqiptare.
I izoluar ndërkombtarisht dhe me një mungesë të theksuar të mbështetjes popullore në vend, deri në bezdi, ai po mbyll çdo rrugë për tu konsideruar serioz, dhe për ti mundësuar faktorëve të tjerë, përveç tij, daljen nga çadra.
E ka bërë këtë fillimisht, me faktorin ndërkombëtar, që mund të ishin ndërmjetësit më të mirë për ta shpëtuar “nderin e çadrës”. Në vend ti përdorte ata si aleatë dhe t’u thoshte demokratëve, se arriti të marr fjalën e Perëndimit për betejën kundër qeverisë, I nervozoi ata si një mashtrues dhe demagog, të cilit nuk I besohet asgjë. Ai e ka humbur betejën me Perndimorët, jo duke bërë betejë me ta, por duke folur me ta, dhe duke u përpjekur të sajoj një betejë. Ai është armiqësuar me ta, pa folur kundër tyre, por duke injoruar këshillat e tyre dhe duke u përpjekur ti keqpërdor. Ai ai ka shmangur pranimin e pozicionit të tij zyrtar kundër Perëndimit, duke luajtur me teori komplotesh, “Soros”, “perëndimor të paguar nga droga”, “mafia ndërkombëtare që kontrollon Veting-un” etj.
Tani që Perëndimi i duhet për ta nxjerr nga halli I jetës së vet, ai është lideri më I poshtëruar prej tyre publikisht dhe po rrezikon të krijoj një frymë antiperëndimore në PD.Po të shikosh postimet e disa koktulëve që ka aty rrotull dhe që nxjerrin në pazar atë që dëgjojnë në shtëpi, e kupton se ku po rrëshqet Partia Demokratike.
Nga ana tjetër, Basha po përpiqet të nxjerr jashtë loje dhe lidershipin e Partisë Demokratike, të vjetër dhe të ri. Në një konflikt kaq të egër me perëndimin, është e pazakont që një parti të jetë e gjitha e reshtuar kundër Perëndimit. Për më tepër Partia që është krijuar me moton “për ta bërë Shqipërinë, si gjtihë Evropa”.
Lulzim Basha mendon se i ka marr peng edhe ata, përmes listave që bën me Kunatin, apo makinacioneve meskine për karrierën e tyre brenda PD. Në fakt ai thjeshtë I ka mbyllur derën vetes. PD ka plot personalitete që nuk mendohen për të zgjedhur mes Luzlim Bashës dhe karrierës së tyre nga një anë, dhe Perëndimit nga ana tjetër. Ata mund të ishin në këtë moment, një shpëtim për PD dhe për vet Bashën, duke sulmuar fort Bashën dhe duke e “detyruar” të dal nga çadra dhe të futet në zgjedhje.
Por ata nuk e bëjnë. Nuk e bëjnë dhe heshtin gjithë cinizëm, për ta lënë Lulzim Bashën në fatin e vet pa asnjë rrugëdalje, nga një çadër, që në fakt është pa dyer fare. Heshtja e plotë e emrave dhe individëve në PD, që mund ta ndryshonte këtë situatë, nuk do të thotë se ata janë kundër Perëndimit si Basha, por se ata janë duke e lënë Bashën të konsumohet I vetëm në këtë betejë donkishtoske, duke I lënë si badigard në betejën me Evropën, vetëm Flamurin.
Lulzim Basha, po ashtu ka nxjerr jashtë loje nga kjo betejë dhe bazën e Partisë Demokratike, ata që përbëjnë bërthamën “ideologjike” të asaj partie. Shumë prej tyre janë të pashkolluar, ta pagdhendur, të paditur dhe të pa llakosur, por merren me politikë për shkak të historisë së tyre me komunizmin dhe instiktit pro perëndimorë që kanë. Ata mund të jenë qesharakë, apo njerëz me drama të forta në jetë , mund të jenë ish zyrtar, ose njerëz që kurrë nuk kanë punuar në shtet, por I përkasin asaj pjese që voton PD, si parti që u ngjalli shpresat për Perndimin.
Aftësia e tyre për ta ndjerë luftën me Perndimin, është e fort dhe nuk e pranojnë.Lulzim Basha mund të përpiqej të përdorte instiktin e tyre, për të dal nga kjo histori, por në fakti ai po bën të kundërtën, po përpiqet ti nxjerr jashtë loje, duke I gënjyer, e duke I thënë se e ka Perndimin me vete, por seç janë ca të paguar me lek hashashi që mbrojnë Edi Ramën.
Në fund Lulzim Basha ka nxjerr jashtë loje dhe po merr më qafë dhe aleatët e tij politikë. Disa parti politike të opozitës janë regjistruar e ç’regjistruar në KQZ, nën mashtrimet e Lulzim Bashës për të rezistuar së bashku, pasi gjithnonë ka një gënjeshtër që “javën tjetër” do ti vij një telefonat Ramës dhe ai do jap dorheqje. Javët shkojnë dhe telefonata për dorëheqje mbrijnë vetëm në çadër. Tani Basha duket se është nisur në rrugën pa kthim të shkrirjes së Partisë Dmeorkatike, por aleatët e tij janë duke u prerë në besë. Të paktën presioni I tyre, mund të ishte sërish një bark shëptimi për Partinë Demokratike. Por Basha dhe këtë bark e ka shpuar dhe po e fundos bashkë me anijen e vet.
Pas gjithë kësaj, I vetmi shpjegim, është që Basha ka marrë garanci të forta nga Berisha në këtë lëvzije vdekjeprurëse për PD. Dhe qetësia me të cilën po e çon PD drejt shkrirjes së saj, mund të nxjerr në skenë sërish Sali Berishën, si shpëtimtar të saj, duke urdhruar Lulzim Bashën të hyj në zgjedhje dhe të “dëgjoj” këshillat e Perndimit. Kështu jemi të qartë të gjithë që Basha nuk ka pasur faj. Po as parti! Ka pas detyrë vetëm të ringjall Babain e Republikës Vjetër! TEMA
Diskutime rreth kësaj post