“Gramoz Ruçi po e drejton shumë keq kuvendin. Për të njëjtën çështje dhe mënyrë funksionimi penalizon deputët e opozitës dhe favorizon deputetët e mazhorancës. Bën lëshime për PS dhe penalizon deputetët tanë”.
Kështu u shpreh kryetari i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho.
I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Spaho tha se kulmin ai e arriti duke i ndëprerë fjalën Berishës.
“Unë nuk po diskutoj fare minutazhin për zotin Berisha, por që të ndëpresin fjalën kur ai tha me lejonin të mbaroj vetëm mendimin, kjo është e papranueshme” tha Spaho.
Spaho shtoi se nëse është për zbatimin e rregullores, Ruçi duhet të kishte kurajon ti ndërpriste fjalën edhe kryeministrit Rama, që në shumë raste ndërron temën e diskutimit.
“Rasti më i fundit ishte seancën që kaloi kur po disuktohej për tjetër çështje dhe kryeministri paraqiste strukturën e institucioneve të qeverisë.
Atëhere përse zoti Ruçi nuk ia ndërpreu fjalën?” pyeti Spaho.
Sipas Spahos, kjo ka ndodhur edhe në rastin kur kryetari i grupit të PS, Taulant Balla, mungonte në sallë dhe në vend të tij, në vend që të vijonin fjalimet sipas radhës me deputetë të PD, Ruçi ua dha fjalën deputetët e PS.
“Pra nëse Ruçi premto dhe justifikon zbatimin e rregullores, ai duhet ta bëjë si për opozitën dhe si për pozitën”, tha Spaho.
Nisur nga kjo, Spaho deklaroi se shumë shpejt grupi do të hartojë njës stradegji lidhur me këtë mënyrë se si Ruçi po e drejton Kuvendin.
“Nuk është çudi që ne të ndërmarrim të gjitha nismat që na mundëson rregullorja e kuvendi që shkojnë deri në bojkot të Kuvendit” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post