Deputeti i PD-së, Gazmend Bardhi në një prononcim për mediat sqaroi pozicioni e tij se është mandatuar nga grupi i Alibeajt për të negociuar me grupin e Berishës.
Ai tha se nuk bëhet fjalë për negociata, por bisedime për të parë modalitetet për të mundur Edi Ramën në zgjedhjet lokale.
“Në dijeninë time zoti Berisha ka caktuar zotin Paloka për të biseduar. Do të kontaktoj me zotin Paloka. S’do negocioj me zotin Paloka, do të bisedojë me të për të hulumtuar mundësinë që demokratët të kenë një kandidat të përbashkët për zgjedhjet lokale. Me këtë rriten shanset për të fituar zgjedhjet. Nuk bëj bisedime para kamerave. Do të bisedoj me zotin Paloka për të parë se kush është grupi i kolegëve që përfaqëson zoti Paloka. Do shprehim qëndrim. As nuk hyjmë me kushte, as nuk pranojmë kushte, se nuk pranojnë demokratët”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post