Anëtarët e PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, dorëzuan sot në SPAK padinë për projektin e kullës që po ngrihet pas TOB.
Gazetari Arsen Rusta raporton se sipas Partisë Demokratike ka indicie për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Të pyetur se ndaj cilit e kishin bërë kallëzimin penal, ndaj kryebashkiakut Veliaj, ndaj kryeministrit Rama apo ndaj ndërtuesit, znj. Papa nuk dha një përgjigje.
Ajo u shpreh se do të jetë zyra e shtypit të PD që do ta bëjë publike në një konferencë. Ata pretendojnë se ka shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash. Sipas znj.Papa PD do jetë e vendosur për të penguar këtë zhvillim për shkak se sipas saj po merret një pasuri publike duke iu dhënë në favorizim një kompanie private.
Në një prononcim për mediat, Enriketa Papa tha:
“Detajet do të bëhen publike, impenjimi jonë do të jetë iu vazhdueshëm për të denoncuar aferat korruptive që bëhen në kurriz të qytetarëve të Tiranës dhe për ta kthyer në një qytet të qytetarëve dhe jo të oligarkëve dhe kryetarit të Bashkisë”.
Diskutime rreth kësaj post