Deputeti Lefter Maliqi bëri një deklaratë të fortë për Partinë Demokratike mbrëmjen e djeshme teksa ishte i ftuar në emisionin ;Hard talk’.
”Nëse brenda dhjetorit PD nuk do publikojë listat e kandidatëve për deputetë kjo forcë politike do humbasë zgjedhjet”, tha ai.
Maliqi e shpjegoi këtë me vonesën e përgatitjeve të kësaj force politike por edhe të mënyrës se si po organizohet opozita.
-A është e përgatitur opozita për të ardhur në pushtet?
-Opozita është drejt fitores, por është shumë e vonuar. Kjo vonesë, moskrijimi i koalicioneve dhe mos shpallja e kandidatëve që është shumë thelbësore, se njerëzit do votojnë dhe kandidatët nuk do votojnë vetëm liderët e partive, është shumë e vonuar dhe rrezikon nëse në fund të dhjetorit, në fund të janarit nuk ka shpallur dhe koalicionet dhe kandidatët dhe rrezikon seriozisht fitoren në zgjedhjet e ardhshme. Për të shmangur këtë pakënaqësi nga kjo keq-qeverisje, duhet që opozita të zbresë në bazë, jo në media. Në media le të dalin 2-3 veta siç dalin ata të PS-së, por në bazë nuk po shikojmë njeri. Janë disa eksponentë të LSI-së në bazë, por nuk po shikojmë eksponentë të tjerë. Nëse nuk i shpall në dhjetor dhe në janar kandidatët, PD rrezikon seriozisht zgjedhjet dhe kjo është një fatkeqësi. Në fillim të janarit duhet të jenë në bazë kandidatët. Edhe koalicionet duhen shpallur brenda dhjetorit. Sepse nuk ka më kohë.
Diskutime rreth kësaj post