Enkelejd Alibeaj, është i bindur se Partia Demokratike do të regjistrohet në KQZ dhe se do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Pas mbledhjes së Kryesisë, Alibeaj tha se dokumentacioni i dërguar në KQZ ishte sipas rregullave dhe parametrave ligjore.
Ndër të tjera, Alibeaj nënvizoi se do të ankimohet vendimi i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili nuk pranoi dokumentacionin për regjistrimin e PD-së dhe i la afat 48 orë Lulzim Bashës, që ta sillte të plotë.
“Qëndrimi im është i qartë. Besoj se kemi plotësuar të gjitha kërkesat ligjore sipas Kodit Zgjedhor, në mënyrën më të plotë të mundshme dhe të aktualizuara me situatën dhe gjendjen që është në PD. Ne do të bëjmë sqarimet tona në KQZ, eventualisht edhe ankimin, sipas rregullave dhe sipas të gjitha parametrave ligjorë. Jemi të qartë për një gjë. Jemi në përputhje korrekte dhe maksimale me ligjin dhe mne Kodin Zgjedhor. Partia Demokratike do të regjistrohet dhe do të marrë pjesë në zgjedhje”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post