Kryetari grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në studion e emisionit “Frontline” ka folur në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve të 14 majit.
Bardhi u ndal tek rikthimi i mundshëm i Lulzim Bashës në krye të PD, pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeaj, ku tha se statuti është i qartë për procedurat dhe do të vendoset nga forumet.
“Statuti është i qartë kur vendi i kryetarit mbetet vakant. Do duhet të ketë një proces të gjatë diskutimi nëse do ketë një ngërç statutor, do të jetë forumet, këshilli kombëtar që do të gjykojë. Jemi 3-4 ditë që Alibeaj ka njoftuar dorëheqjen. Do të ketë një qëndrim final sesi PD do drejtohet në këtë periudhë tranzitore. Brenda qershorit do e kemi një vendimmarrje. Bëhet fjalë për çështje ditësh. E kam parë këtë si qëndrim të përgjegjshëm të Tabaku, për t’u konsultuar me kolegët për rrugën më të mirë të PD”, – tha Bardhi.
Në lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha, ai tha se ‘PD do humbiste me Berishën në krye dhe këtë e treguan dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale’.
“Ka pasur apele për tërheqjen Berishës për të qenë aktiv në vendimmarrje. Për fat të keq kjo nuk ka ndodhur dhe jemi sot në këtë situatë. Uroj që të kapërcejmë këtë fazë dhe të bëjmë gjithçka që çdo opozitar dhe demokrat të jetë e fuqizuar si një forcë që synon marrjen e pushtetit dhe alternativë reale ndaj PS.
Strategjia që ndoqi PS iu përgjigj një pjesë e opozitës. Një arsye pse jemi ndarë nga Berisha, me atë si vendimmarrës shqiptarët nuk do të na besonin. Zgjedhjet e treguan këtë. Strategjia e PS ishte të nxiste një pjesë të elektoratit të mos dilte në votime. Në zgjedhje, nuk po them që ata që nuk dolën, nuk dolën për këtë arsye. Një pjesë mund të jenë intimdiuar, larguar jashtë vendit ose nuk kanë pasur alternativë”, – u shpreh kryetari i grupit parlamentar të PD.
Diskutime rreth kësaj post