KAS ka vendosur të rrëzojë ditën e sotme kërkesën e LSI- dhe PD-së për të marrë prova të reja për rezultatin e zgjedhjeve.
“KAS u tërhoq në dhomë këshillimi në lidhje me provat që subjektet kanë dorëzuar. Për të qartësuar në lidhje me provat të gjitha do të pranohen për shqyrtim, ndërkohë për kërkesat u vendos me shumicë votash rrëzimi i kërkesës së LSI në lidhje me provat që kërkon të merren, sa i përket emrave dy anëtaret e KAS i kërkojmë KQZ në bazë të nenit të na vërë në dispozicion nëse ata janë pjesë e administratës zgjedhore duke filluara nga datat e zgjedhjeve deri në shpalljen e rezultatit.
Në lidhje me kërkesën e PD-Aleanca për ndryshim po ashtu KAS vendosi rrëzimin e kërkesave për marrjen e provave, në lidhje me kërkesën për këqyrjen e pajisjeve sërish dy anëtaret e KAS kërkojmë që brenda afatit të na vihet në dispozicion në lidhje me pajisjet e qarkut Gjirokastër. Në lidhje me kërkesën e subjektit politik me në krye Kreshnik Merxhani u vendos me shumicë votash rrëzimi i kërkesës. Në lidhje me këto kërkesa duke qenë se do të presim dy provat që janë pjesë e materialeve do të pezullohet deri në marrjen e provave, do të njoftohet kur të rinisë. Më 14 maj 2021 në orën 10:00 do të nisë shqyrtimi për qarkun Berat, nga kërkesat e LSI dhe PD-Aleanca për Ndryshim”, – tha KAS.
Diskutime rreth kësaj post