Partia Demokratike i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili nga Elbasani e cilësoi ditën e djeshme opozitën e bashkuar si humbëse kronike.
Përmes një fotoje të publikuar në profilin e tij në “Facebook”, ku Rama është kapur në një mimikë fytyre të pazakontë, Paloka, shkruan se kryeministri duket si një xhaje që ka filluar të zbulojë armiq të padukshëm dhe se ata të dukshmit nuk i bëjnë më përshtypje. Sipas tij, fjalimet e Ramës janë shenja se kryeministri po rrjedh nga pleqëria.
“Filloi xhaja të zbulojë armiq të brendshëm, madje dhe të padukshëm. Këto janë shenjat kur fillon e të kap plakja keq, fillon dhe gjen armiq të padukshëm edhe brenda stanit që ke zgjedhur vetë. Ka filluar të rrjedhë nga pleqëria, se nuk besoj se dikush ja ka mbush mendjen se me këtë stil demode mund të frymëzojë ndokënd, veç Taulantit dhe shokëve të tij të Toyota Yaris”, – shkruan Paloka në “Facebook”, krah fotos.
Ndërkohë edhe nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar për deklaratat e djeshme të kryeministrit Edi Rama në Elbasan lidhur me mandatin e tretë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Vasili shprehet se epoka politike e Ramës ka përfunduar dhe largimi i tij i gëzon të gjithë shqiptarët.
“Coftina Rama, që u ka dalë tepër të gjithëve! Një i paaftë dhe zhvatës i pamëshirshëm të mirash për veten ky është Rama. Asnjë shqiptar s’ka parë dhe prekur asnjë të mirë prej tij. Asnjë shtresë shoqërore nuk ka parë një ditë të bardhë që kur ka ardhur Rama në pushtet. Asnjë kategori biznesi nuk është ndjerë e qetë e mbrojtur dhe e barabartë përpara ligjit, por është ndjerë e trysnuar dhe e plaçkitur nga qeveria e këtij të babëzituri. Kushedi se sa socialistë të emëruar nga ai janë përzënë dhunshëm nga detyrat dhe postet pasi plotësuan orekset e Ramës dhe u flakën si limonë të shtrydhur. Në njërën anë Rama i pasur pafund, ndërsa nga ana tjetër qindra socialistë pa rrogë dhe me përgjegjësitë penale që u rendojnë mbi vete, sepse kanë përmbushur oreksin e tij, të panginjur të Ramës. Ndaj sot Edi Rama është thjesht një kujë qaramane në shkretëtirë. Ndaj sot Edi Rama është një coftinë politike largimi i të cilës i gëzon e i çliron të gjithë. Shkurt Edi Rama u ka dalë tepër të gjithëve sepse si çdo coftine era e saj i qelb të gjithë”, – shkruan nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.
Diskutime rreth kësaj post