Me nisjen e seancës plenare në Kuvend, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Edi Paloka ka marrë fjalën i pari, duke akuzuar kryeministrin Rama se ka inkriminuar Parlamentin. Ai iu referua kthimit të Armando Prengës në Komisionin e Sigurisë pak ditë më parë, edhe pse gjykata nuk ka dhënë akoma një vendim për çështjen e tij.
Pas fjalimit të tij të Palokës, opozita u ngrit në këmbë duke bllokuar foltoren e Parlamentit, duke kërkuar miratimin e procesit të dekriminalizimit. Deputetët e PD-së mbanin në duar pankarta, duke kërkuar largimin e deputetëve të inkriminuar të Partisë Socialiste. Në pankarta lexohej mbishkrimi: “Jashtë kriminelët”…
Fjalimi i Palokës
“Mbarë opinioni publik u trondit nga ngjarja e Laçit pak muaj më parë, ku protagonist ishte deputeti i PS-së, Armando Prenga. Ai, përveç se plagosi disa persona, u kthye në Kuvend sikur asgjë të mos kishte ndodhur, – tha Paloka. – Më pas Rama e përdori për të sulmuar deputetët. Rama shpërbleu Prengën për Lagunën e Patokut dhe u bëri presion gjykatësve për ta liruar. Armando Prenga përgjaku komisariatin e Laçit dhe mbarë opinioni publik u trondit. Të kalojmë sot miratimin për dekriminalizimin. Ne nuk mund të panojmë më që ky Parlament të funksionojë gjoja si Parlament”, – tha mes të tjerash Paloka.
Diskutime rreth kësaj post