PD bën gati vezët, Kryeministria mbrohet me 3 drerë (Foto)
Mesa duket në protestën e Partisë Demokratike përveç fjalëve do të përdoren edhe vezët. Në ambientet pranë selisë së PD janë parë një sërë të rinjsh që me vete po mbanin kuti me vezë. Të rinjtë, të veshur me xhupin që shkruante “Korpusi Rinor Azem Hajdari” i futën bikerinat e vezëve brenda një automjeti që qëndronte në parkingun e selisë së PD.
Sakaq, në këmbët e ndërtesës së Kryeministrisë janë vendosur 3 drerë zbukurues, në shenjë simbolike, si “mbrojtësit” e ndërtesës. Burime nga PD thanë se qeveria përmes këtij akti kërkon që të provokojë protestuesit.
Ndërkohë, kordoni i parë që do të ruajë protestën dhe do të jetë i vendosur pranë kryeministrisë do të jetë i përbërë nga efektive policore të gjinisë femërore.
Diskutime rreth kësaj post