Partia Demokratike po bëhet gati për zgjedhje të parakohshme. Ka qenë vet kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha që ka pohuar këtë fakt gjatë mbledhjes së Kolegjit të kryetarëve.
Teksa foli për opsionin e zgjedhjeve të parakohshme, lideri i PD-së tha se grupet e ekspertëve janë në fund të hartimit të projektligjeve për ndryshimet e reformës zgjedhore.
Ai tha se projektligji do të jetë gati në fillim të janarit.
“Do të bëhet prezantim publik dhe njëherë do t’i bëhen të ditura të gjitha strukturave të PD dhe qytetarëve. Pas prezantimit, këto propozime do t’i nënshtrohen një konsultimi të gjerë për të marrë mendimin e anëtarësisë dhe qytetareve edhe për sa i përket aspekteve të tjera të reformës siç është sistemi zgjedhor.”, tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post