Shprehja “armiku i armikut tim është miku im” aplikohet më shumë se kudo tjetër në politikën shqiptare dhe ajo që ka ndodhur sot me gazetën RD është një ilustrim i zhurmshëm i saj. E përditshmja e demokratëve i kish kushtuar një titull kryesor deklaratave të Kokëdhimës kundër kryeministrit Rama.
Në atë vend Kokëdhima ishr shfaqur dhe më parë për të denoncuar ndërtimet në jug, pushtetin okult të rilindjes, rolin e tij si furuja i Ramës. Por që pas prishjes të të dy miqve që kishin vendosur të kalonin së bashku pleqërinë në Vuno, edhe RD i ka haruar qëndrimet kundër Koços. Ajo i ka lënë tani hapsirat e kritikur të kryeministrit. (Lapsi.al)
Diskutime rreth kësaj post