Demokratët aku.zojnë qeverinë se në 48 orët e fundit të 2020 ka kryer 11 transaksione financiare për llogari të 3 inceneratorëve, atë të Fierit, Tiranës e Elbasanit.
Në një dalje për mediat, drejtori i kabinetit në selinë blu, tha se Kryeministri është kujdesur që për fundviti taksat e shqiptarëve t’i çojë në xhepat e tij dhe të klientëve të qeverisë.
“Plot 5.5 milionë euro shkuan për llogari të vetes, të ministrave të tij dhe të mercenarëve në media që përpijnë paratë publike. 5.5 milionë euro me një dorë, ndërkohë që familjet shqiptare nuk kanë para mjaftueshëm për të blerë shportën bazë të ushqimeve e jo më gjelin e vitit të ri.
Janë 5.5 milionë euro që nuk shkuan për 65 mijë familjet në ndihmë ekonomike, të cilat mund të merrnin lehtësisht 100 mije lekë të vjetra ndihmë financiare këtë fundvit, nëse Edi Rama nuk do të kishte zgjedhur përfitimin personal”.
Partia Demokratike ka dorëzuar 3 pa.di në SPAK për çështjen e inceneratorëve, ku aku.zon Kryeministrin Rama, Ministrin Ahmetaj, Kryebashkiakun Veliaj, ish-Ministrin Lefter Koka dhe biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, për shpërdorim detyre, pabarazi në tendera dhe për grup të strukturuar kr.im.inal.
Diskutime rreth kësaj post