Menjëherë pas darkës hermetike për mediat dhe opinionin mes dy krerëve të koalicionit qeverisës, Partia Socialiste do të zhvillojë sot një mbledhje urgjente të grupit të saj parlamentar. Sipas burime brenda kësaj force politike, ky takim mësohet se është thirrur nga kryetari Edi Rama, i cili pritet të japë sqarime lidhur me takimin e zhvilluar mbrëmjen e djeshme, me kreun e LSIsë, Ilir Meta.
Pas zërave të besueshëm në media dhe rrethet politike që kanë qarkulluar gjatë këtyre orëve, sipas të cilëve mes dy krerëve të koalicionit është arritur një marrëveshje lidhur me
zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duket se Rama sot do të kryejë edhe formalitetin me deputetët e tij.
Nëse pazaret te “Pazari i Ri” janë mbyllur, ende nuk është sqaruar pozicioni që do të mbajë aleanca e majtë në lidhje me opozitën, që vijon protestën në bulevard, ku kërkon me çdo kusht qeveri teknike dhe shtyrje të datës së zgjedhjeve të paktën 100 ditë, si parakusht për zgjedhje të lira e të ndershme. Më shumë se ndarja e tortës së pushtetit mes Ramës dhe Metës, ajo që përbën emergjencë për gjithë politikën dhe qytetarët është fati i zgjedhjeve, që po afrojnë me shpejtësi.
Diskutime rreth kësaj post