Partia Demokratike do të mbledhë këtë pasdite, në orën 18:00, Kryesinë, ku në fokus do të jenë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, të cilat opozita i ka cilësuar si “ma.sakër zgjedhore”.
Nga selia blu,dalin detaje nga mbledhja e Kryesisë, prej ku tha se priten vendimmarrje të rëndësishme. Referuar burimeve nga PD, gazetari Stafa tha se pjesë e diskutimeve në Kryesi do të jenë edhe patronazhistët dhe ndikimin e tyre në zgjedhje. Sipas PD, ka të dhëna konkrete për mënyrën se si patronazhistët bindën me forcë qytetarët të votonin për socialistët.
Më tej, u deklarua se “Ka disa elementë të tjerë në PD, që lidhen me faktin se nëse PS fiton zgjedhjet, do të lërë grupet kriminale të kultivojnë kanabis”.
Një pikë e tretë lidhet me miratimin e urdhrit të ngritjes së Komisionit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Sot do të publikohet lista e anëtarëve, që do të garojnë për të qenë pjesë e Këshillit Kombëtar.
Diskutime rreth kësaj post