Vitet e fundit numri i shqiptarëve që janë larguar nga vendi është shtuar në masë, aq sa shifrat janë të frikshme.
Një nga shkaktarët kryesor që renditet për largimin e shqiptarëve nga vendi janë pagat e ulëta dhe kostoja shumë e lartë e jetesës.
Në redaksinë e JOQ Albania gjatë ditës së sotme ka shkruar një i ri që ka mbaruar studimet e larta për infermieri.
Në mesazhin e tij ai shkruan se për ata që largohen nga vendi thuhet se nuk janë patriotë, por ai tregon se nuk mund të qëndrojë në Shqipëri me një rrogë prej 3 qind mijë lekësh të vjetra.
I riu thotë se nuk mund të qëndrojë as edhe një sekondë më shumë në Shqipëri dhe se i bëhet mishi kokërr, kur mendon se si mund të qëndrojë në Shqipëri kur e pret një e ardhme e ndritur në Gjermani.
Ai thotë se i kanë ofruar një kontratë pune 2800 mijë euro në muaj dhe se muajin e ardhshëm do largohet.
I riu thotë se nuk ka asgjë kundër Shqipërisë dhe se e gjitha është kundër sistemit, i cili po i largon të rinjtë nga Shqipëria.
Mesazhi i plotë:
“Prsh kisha dy fjal per disa gjasme “patriota” kur ne te vertet jan bythlepires ne max te cilet ne cdo rast kur degjojn dike qe iken larg shqiperirise per nje jete me te mire thon qe ti nuk je patriot si do ta bejme ne shqiperine pa shqiptaret po iket te gjithe atere si fillim dua te them un patriot jam ne gjak edhe ne zemer kudo qe te shkoj nuk kam asgje kunder shqiperise kam cdo gje kunder sistemit e dyta doja te gjith te vinin veten ne vendin tim edhe te me thone sinqerisht nese do te iknin ose do te qendronin atere un jam nje shqiptar i cili ka mbaruar studimet per infermieri edhe i cili punon me nje roge medioker prej 30 000 te reja deri ktu jemi ok problemi esht si un e mbarova ate shkoll si shumica e cdo familje tjeter edhe familja ime ka sakrifukuar buken e gojes qe une edhe motra ime te arsimohemi edhe te mbarojm shkollat midis borxhesh lart e poshte edhe kredi sa ne nje banke ne nje banke tjeter te ardhurat e familjes time bijne vetem nga un edhe nena ime pasi babai nuk.”
“Eshte ne gjendje per te punuar.. un jam shuuum dakort qe shqiptaret te behen nje edhe te bejn shqiperine po me thoni ju kur ne fund te muajit te vije fatura e energjise e televizorit e kredise borxhliu me ato 30000 lek te reja ku do i coj me pare prindrit e mi nuk jan robota do vij edhe per ata nje dit e zez si mund ti ndjeki neper “spitalet” tona me ate rog mediokre per te cilen investova 4-5 vjet shkolle edhe te imagjinosb qe sot nuk jam familjar vet neser pasneser do kem familjen time si mund te behem shtylla e familjes te imagjinosh nje mij sakrifica per te vazhduar te jetoj per mbijetese JO faleminderit nuk dua te rij asnje sekonde ketu me behet mishi koker kur mendoj nje te ardhme te tille kur shum mir mua gjermani me ka ofruar nje kontrat pune 2800euro muaji muajit e ardhshem nisem per ta mbyll duhet te vazhdoj te degjoj kta bythlepirsa qe bejn gjasme si patriota te cilet kan nga 2 milion lek te ardhura ne muaj dhe thon qendro ta bejm shqiperine dhe te vazhdoj te jwtoj ne kte Mizeri apo te iki te shpwtoj veten time familjen time te ardhmen time edhe te femijve te mi?’’
Diskutime rreth kësaj post