Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi ironizon kryetarin Basha për nisjen e procesit të analizës së humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet e fundit. Përmes një shënimi të shkurtër në FB, Patozi i sugjeron Bashës ta cojë PD-në tek Check-Upi i Ramës.
“I dashur Lulzim,
Ka vetëm një mënyrë për të dalë me sukses kjo analiza, që ke shpallur se po bëhet në Partinë Demokratike, pas fitoreve të njëpasnjëshme në zgjedhje. Jepja më mirë ta bëjë Vilma Nushi, e cila ka marrë konçensionin e “check up-it”. E para, ta bën shpejt, e dyta, ta bën falas, e treta, ta nxjerr si ta duash vetë, por më kryesorja është se ta njeh edhe qeveria”, shkruan Patozi.
Diskutime rreth kësaj post