Ish-deputeti demokrat Astrit Patozi, ironizon atë që e quan afrim mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ai ironizon qëndrimet e përafërta të tyre, ku së fundmi është vënë re një linjë e ngjashme e të bërit opozitë.
“Merreni me të qetë, çuna dhe goca të PD-së, kur i thoni Edit të kthejë mbrapsht marrëveshjen me Ilirin për reformën territoriale, sepse ishte kundër Lulit! Jo se ajo ishte e mirë, por kam frikë se do të nxehet Monika dhe do të thotë që ishte më e keqe ajo e Lulit me Edin me 18 maj, kundër LSI-së”, shkruan Patozi në Facebook.
Pak kohë më parë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi nevojën e krijimit të një fronti të gjerë opozitar.
Ndërkohë Lulzim Basha këtë të shtunë, i pyetur me mundësinë e afrimit me LSI, tha se është i hapur për bashkëpunim me këdo që është kundër krimit, qoftë dhe parti e majtë.
Diskutime rreth kësaj post