Bindja Demokratike e drejtuar nga Astrit Patozi, ka dorëzuar në KQZ, emrat e kandidatëve të cilët do të garojnë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
Në Tiranë, Patozi ka vendosur përballë Veliajt një artist.Bëhet fjalë për violinistin Arben Skënderi, i cili ka qenë dikur pjesë e kryesisë së PD.Muaj më parë ai është larguar nga demokratët për t’u bashkuar aktualisht me Bindjen Demokratike.Për Kamzën Patozi ka zgjedhur një tjetër emër të njohur. Ai është Ylber Gjata, një nga drejtuesit e grevës së studentëve në vitin 2000.
Këshilltari në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli do të garojë në Korçë. Në Kukës do të kandidojë Abedin Uruçi, në Malësi të Madhe, Pjerin Spathari, në Kurbin, Edmond Piroli, kurse Tropoja do t’i besohet Edison Hasanajt.
Gjithashtu Bindja demokratike do të mbështesë edhe Ilir Nikollën, i cili do të jetë kandidat i pavarur për Sarandën.
Lista e plotë
Korçë Leonard Olli
Kolonjë Fatjon Feka
Vlorë Valbona Mezini
Tiranë Arben Skënderi
Berat Pavllo Shkarpa
Dibër Shkëlzen Qoka
Kamzë Ylber Gjeta
Lezhë Salvador Kaçaj
Kavajë Bledar Sinella
Durrës Valdona Sakollari
Kukës Abedin Uruçi
Skrapar Devi Hebibasi
Bulqizë Ilir Balla
Tropojë Edison Hasanaj
Kurbin Edmond Piroli
M. e Madhe Pjerin Spathari
Tepelenë Gëzim Malko
Këlcyrë Shkëlqim Muho
Shijak Arben Pohumi
Gramsh Sabri Ibrahimi
Cërrik Merita Xhika
Diskutime rreth kësaj post