Kreu i partisë të sapoformuar “Bindja Demokratike” Astrit Patozi, ka reaguar kundrejt akuzave te partisë demokratike përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Patozi shprehet i gatshëm për t’iu drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për shtyrjen e afatit të rregjistrimit të partive duke ironizuar hyrjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 30 qershorit.
“Do t’i kërkojmë KQZ-së të shtyjë afatin që të hyjë në zgjedhje edhe PD-ja. Sot pamë se më të mërziturit që ne u regjistruam për të garuar në zgjedhjet e 30 qershorit nuk ishin konkurrentët e tjerë, por ata që kanë vendosur vetë të mos hyjnë.
Kanë 10 ditë që në PD nuk merrem me asnjë punë tjetër, përpos përpjekjeve për të akuzuar dhe mos lejuar BINDJEN DEMOKRATIKE që të marrë pjesë në zgjedhje.
E kanë marrë me aq pikëllim sa janë gati që të bëjnë çfarë t’u thotë qeveria, vetëm që ne të mos regjistrohemi.
Por ky është një hall që nuk ua zgjidhim dot, sepse ne e kemi marrë tashmë vendimin, gjykata dhe KQZ, po ashtu e kanë thënë fjalën e tyre. Sepse BINDJA DEMOKRATIKE është partia më e re shqiptare e regjistruar në përputhje me ligjin për të konkurruar në zgjedhjet e 30 qershorit.
Sa për ne, jemi të gatshëm që t’i drejtohemi KQZ-së që ta shtyjë afatin e regjistrimit të partive që t’u japin një mundësi tjetër këtyre të mërziturve se mbase ndërrojnë mëndje dhe futen edhe ata në zgjedhje. Ne na intereson që në garë të konkurrojnë të gjitha partitë, duke përfshirë edhe ata, ndërsa ata me sa duket kanë vetëm hallin që të mos jemi ne”, deklaron Patozi.
Diskutime rreth kësaj post