Ish–nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, që refuzoi të garonte për kreun e Partisë Demokratike, pasi nuk iu pranuan disa kërkesa që garantonin një proces të ndershëm, ka lëshuar një tjetër akuzë të fortë ndaj kryetarit të ngrire Lulzim Basha.
Në emisionin “Top Story” ai tha se Basha i kishte ofruar një pazar për t’u përfshire në këtë garë me kushtet e vendosura prej tij pas ngrirjes.
Patozi thotë se ka kërkuar nga Basha garanci për të garuar në kushte të barabarta, dhe ndërmjetësi mes tyre ishte sekretari përgjithshëm Arben Ristani.
Ai nuk saktësoi nëse pazari ka qenë pjesë e këtyre negociatave apo i është bërë më parë.
Por, Arben Ristani, ka mohuar që të jetë në dijeni apo të ketë negociuar ndonjë pazar. Në një postim në faqen e tij në Facebook, Ristani shprehet i keqardhur që negocimi për garanci statutore dhe kushte të barabarta gare konsiderohet si pazar, duke thënë se pazari nuk është pjesë e moralit të tij dhe kulturës së Partisë Demokratike.
Diskutime rreth kësaj post