Arrestimi i një personi me dy leje drejtimi për mjete lundruese në emër të Saimir Tahiri ka sjellë edhe një herë në vëmendje çështjen e ish-ministrit të Brendshëm me drejtësinë.
Bashkë me patentat, Orest Sotës iu gjetën edhe 800 mijë euro.
Për paratë 25-vjeçari i ka thënë policisë se do të bënte një pagesë te Kurum në Elbasan ndërsa për patentat është munduar të sqarojë se i ka harruar në makinën e tij shoferi i Tahirit.
Vetë ish-ministri nuk ka bërë një koment të plotë për ngjarjen, raporton Lapsi.al.
Por Tv Klan njoftoi se e ka kontaktuar atë dhe i ka kërkuar një koment mbi ngjarjen.
Tahiri është shprehur se “për momentin nuk mund të flasë për çështjen”.
Diskutime rreth kësaj post