Dy ministrat më të rinj të kabinetit, ai i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro kanë deklaruar një listë të gjatë pasurish pranë ILDKP. Manja ka deklaruar disa të ardhura nga ai vetë, bashkëshortja dhe vajza, ndërsa deklaron se ka marrë kredi për të blerë një makinë të shtrenjtë. Ndërkohë vajza e tij ka marrë bursë nga bashkia si studente ekselence. Ndërkohë Kumbaro ka shumë llogari bankare, pjesë më e madhe nga bashkëshorti i saj.
Nuk mbetet pas ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Ai ka deklaruar: Llogari bankare, 3.312.674 lekë; Depozitë shtesë, 913.182 lekë; Depozitë pakësim, 18.954 euro; Depozitë krijuar nga shitja e apartamentit në bashkëpronësi me prindërit, 113.604 euro; Depozitë nga paga, 1.177.686 lekë; Të ardhura si ministër i Bujqësisë, 1.314.589 lekë; Të ardhura si ministër i Brendshëm, 60.141 lekë dhe Kontratë kredie për blerje apartamenti, pa shlyer 11.566.923 lekë. Ndërsa bashkëjetuesja e tij ka deklaruar: Llogari në SHBA, 8.494 USD; Llogari në SHBA, 67.13 USD; Llogari bankare, 18.094 USD; Llogari bankare, 421.811 lekë; Paga nga puna në SHBA si drejtore për programet e shoqërisë civile, 91.719 USD. Djali ka deklaruar llogari bankare, 20.245 euro.
Ndërsa ministrja e Kulturës Elva Margariti ka deklaruar: Llogari rrjedhëse, 5.669 euro; Llogari rrjedhëse, 1.019.439 lekë; Depozitë në SHBA, 967 USD; Llogari, 4.485 euro; Llogari e përbashkët me të atin, 1.774 lekë; Të ardhura nga paga si ministre, 1.374.006 lekë; Të ardhura nga bordet, 199.991 lekë; Hua për blerje apartamenti në Gjirin e Lalëzit, marrë nga ish- bashkëshorti i ndjerë, 110.000 euro. Ministrja për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi ka deklaruar se ka fituar si trashëgimi nga nëna. Ekonomi ka deklaruar: Llogari rrjedhëse me vlera: 872.449 lekë; 2.315 euro; 15.340 lekë; Llogari kursimesh një pjesë trashëgimi pasurore nga nëna: Bono Thesari, 5 mln lekë; depozitë 2 milionë lekë; depozitë 30 mijë euro; të ardhura nga paga si deputete, 1.293.110 lekë; të ardhura nga pjesëmarrja në komisione, 174.250 lekë; të ardhura nga depozita, 74.492 lekë; të ardhura nga bono thesari, 73.881 lekë; të ardhura nga depozita në euro, 14 euro
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka deklaruar: Kalimi i të drejtave reale për një apartament vëllait tim, kundrejt pagesës prej 19 mijë euro. Kjo vlerë është e njëjtë me vlerën paguar për ndërtimin e këtij apartamenti. Shitje automjeti, 1.484.400 lekë; Llogari bankare, 1.833.725 lekë; Paga si ministre e Mbrojtjes, 1.374.059 lekë; Ndërsa bashkëshorti i saj ka deklaruar: Pagesë kushti I në shumën 50 mijë euro për blerjen e apartamentit me sip 153 m2; Gjendje e llogarive bankare në total, 6.585.135 lekë; Të ardhura nga qiraja, 5.621.100 lekë; Të ardhura nga ISSH, 705.465 lekë; Të ardhura nga qiraja, 1.881.900 lekë; Likuidim nga Drejtoria e Tatimeve, 40 mijë lekë. Ndërsa ministrja e Arsimit Evis Kushi ka deklaruar: Llogari bankare, 551.425 lekë; Depozitë, 3.301.799; Kursime CASH, 500.000 lekë;Të ardhura nga paga si ministre, 290.150 lekë; Paga si deputete, 2.050.799 lekë; Të ardhura si pedagoge, 138.175 lekë dhe 83.717 lekë; Bashkëshorti i Kushit ka deklaruar: Llogari e pagës, 88.996 lekë; Paga si specialist pranë OSHEE në Elbasan, 549.669 lekë; Specialist pranë OST shtator-dhjetor 2020, 290.208 lekë; Mësues i jashtëm, 60.000 lekë.
Diskutime rreth kësaj post