Kryebashkiakja socialiste e Roskovecit, Majlinda Bufi ka deklaruar një pasuri prej 1.2 miliardë lekësh si dhe 200 milionë kesh në shtëpi, plus pronave marramendëse të paluajtshme. Majlinda Bufi është kryetare e Bashkisë së Roskovecit që prej zgjedhjeve të qershorit të vitit 2015. Bufi ka qenë më parë deputete e Partisë Socialiste, por hoqi dorë nga mandati për të drejtuar qytetin nga ajo vjen.
Një muaj pasi ajo mori mandatin si deputete e Kuvendit të Shqipërisë në vitin 2013, ka dorëzuar deklaratën e pasurisë së saj dhe të anëtarëve të tjerë të familjes. Rezulton se pasuria e familjes së kryebashkiakes së Roskovecit arrin shifra të çmendura.
126.942.943 lekë është pasuria ‘cash’ dhe e paluajtshme e Majlinda Bufit dhe familjes së saj, si dhe 782.620 euro pasuri të tjera të paluajtshme. Në bazë të deklarimit të zonjës Bufi, pjesa më e madhe e kësaj pasurie është vendosur nga puna në emigracion, por pa specifikuar se për çfarë pune bëhet fjalë.
Në deklaratë të bën përshtypje edhe shifra ‘cash’ që Majlinda Bufi disponon në shtëpi, plot 20 000 000 lekë. Pjesa më e madhe e pronave të kryebashkiakes Bufi ndodhen në Roskovec, qytetin të cilin ajo drejton.
Deklarimi i pasurisë së kryebashkiakes së PS, Majlinda Bufi.
Apartament banimi në Roskovec sip. 300 metra katrorë 9 milionë lekë.
Lokal 2 kate në Roskovec sip. 640 metra katrorë 18 milionë lekë.
Tokë arë sip. 3120 metra katrorë Roskovec 7.5 milionë lekë.
Tokë arë në Roskovec sip. 1665 metra katrorë 710.526 lekë.
Tokë arë, sip. 1850 metra katrorë në Roskovec 789.473 lekë.
Tokë Trualli e kabinës sip. 312 metra katrorë në Roskovec 110.760 lekë.
Blerje dyqani sip 41.5 metra katrorë në Roskovec 5.500.000 lekë.
Të ardhura nga shitja e aksioneve të “Megal Center” 100 mijë lekë.
Paga mujore si anëtare e Këshillit Bashkiak Roskovec, 2007-9.9.2013 6300 lekë/muaj.
Llogari personale 09. 09. 2013 58.715 lekë.
Llogari personale 09. 09. 2013 298.49 lekë.
Llogari personale 09. 09. 2013 33.782.67 lekë.
Paga + shpërblime nga Kuvendi 459.899 lekë.
Të ardhura nga pjesëmarrja në komisione 419.903 lekë.
Bashkëshorti Arben Bufi.
Objekt “Ofiçinë e re” + kabinë elektrike në Roskovec 4.000.000 lekë.
Depozitë në llogari të Iva Arben Bufi 796.704.47 lekë.
Depozitë në llogari të Marvi Arben Bufi 769.755.9 lekë.
Llogari rrjedhëse individuale 09. 09. 2013 2.069.8 lelë.
Llogari rrjedhëse 09. 09. 2013 11.266.77 lekë.
Aksione në shoqërinë “Anbi” 31.800.000 lekë.
Prenotim dyqani kati përdhe + garazhe 100 mijë euro.
Porosi prenotimi zyre 82.3 metra katrorë 75 mijë euro.
Autoveturë “Benz” 1.500.000 lekë.
Dhënie huaje 2.150.000 lekë.
Kontratë për prenotimin ndërtim apartamenti Tiranë 116.800 euro.
Porosi për ndërtimin lokali kati i dytë sip. 311.3 metra katrorë 300 mijë euro.
Gjendje Cash në shtëpi 20 milionë lekë.
Kjo pasuri është e deklarimit të vitit 2016, pasi në deklarimet e vitit 2017 mund të ketë rritje të pasurisë së kryebashkiakes miliardere të Roskovecit.
Diskutime rreth kësaj post