Pasuria e deputetëve të rinj të parlamentit varion nga modeste prej 1 mij euro e deri të 40-50 mijë euro. Sipas të dhënave të publikuara nga Open Data Albania, 22 deputet që janë ulur për herë në parë në sallën e parlamentit pas djegies së mandateve nga opozita në pjesën më të madhe nuk zotërojnë pasuri të paluajtshme dhe kanë burim të ardhurash vetëm rrogën nga detyra e deputetit.
Megjithatë ka disa të dhëna të çuditshme që bien në sy në deklarimet e tyre. Deputetja Majlinda Halili, e cila u bë e famshme për fjalimin e saj të lexuar keq në Kuvend, ka deklaruar se nuk ka as llogari bankare. Nuk është e qartë se ku e merr rrogën deputetja Halili. E vetmja pasuri që ajo ka deklaruar është një automjet me vlerë 6000 euro, dhuratë nga babai.
Deputeti Ligoraq Karamelo rezulton pronar i dy shtëpive, një në Tiranë dhe një në Korçë si dhe një tokë arë në Kavajë me sipërfaqe 300 m2. Ai ka gjendje në dy depozita bankare të dhuruara nga babai si burim të pasurisë së krijuar në SHBA, 43 000 euro.
Deputeti Ralf Gjoni rezulton të jetë pronar në dy apartamente në Tiranë dhe dy garazhe parkimi me sipërfaqe 12.5 m2 secili në vlerën 150 000 euro. Ai rezulton gjithashtu pronar 100% i një trualli me sipërfaqe 1 700 m2 me vlerë 719 100 lekë dhe i një trualli me sipërfaqe 497 m2 me vlerë 813 000 lekë.
Deputetja Fatjona Dhimitri ka deklaruar të ardhura 98,384 lekë nga punësimi 5 muaj pranë një univeristeti privat dhe asnjë pronë.
Diskutime rreth kësaj post