Zbulohet pronësia e shtëpisë ku pastruesja Rozeta Dobi, vodhi rreth 120 mijë euro, që u sekuestruan ditën e djeshme gjatë një aksioni të Policisë së Tiranës.
Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi u vunë në pranga pas denoncimeve nga disa prej pronarëve të apartamenteve, ku ajo kishte punuar si sanitare dhe kishte vjedhur shuma të mëdha parash.
Dje policia i sekuestroi 120 mijë euro, ndërsa sot gjatë kontrollit në banesën e sanitares u gjetën edhe 400 mijë euro të fshehura te tubi i aspirimit.
Banesa ku është kryer vjedhja ndodhet në Rrugën e Kosovarëve, ndërsa mendohet se vjedhja e 120 mijë eurove dhe disa sendeve me vlerë ka ndodhur në datën 15 dhjetor, kur pronarja ndodhej në SHBA.
Banesa është marrë me qira nga Alda Klosi, ish-drejtore kabineti në Kryeministri dhe ish-këshilltare në ministrinë e Rindërtimit.
Pastruesja ka mbi 5 denoncime për raste të mëparshme, ku thuhet se ka vjedhur në banesat ku ka punuar më herët.
Ndërsa është e paqartë se sa prej rreth 530 mijë eurove në total janë vjedhur në çdo banesë.
Në polici nënë e bir kanë pranuar se 80 mijë euro i kanë marrë në një banesë të vetme.
Në total pastrueses i janë sekuestruar rreth 530 mijë euro, nga të cilat 120 mijë euro ditën e djeshme, 402 mijë euro, dhe 8000 dollare sot si dhe tre makina që përdoreshin nga djali i saj.
Diskutime rreth kësaj post