Nje situate e veshtire per nje familje në Murqinë të Fushë-Krujës, per te cilen nuk kanë mjaftuar përmbytjet, mungesa e energjisë elektrike dhe i ftohti por nje pjesetar te familjes e ka pickuar edhe gjarpri ku po pastronte banesen nga permbytjet.
“Jemi të zhytyr në ujë dhe nuk kemi asnjë ndihmë nga askush, ju lutem na ndihmoni, një nga pjesëtarët e familjes sime është pickuar nga gjarpri”.
Familja ka raportuar në tvklan.al se një prej pjesëtarëve të shtëpisë është pickuar nga gjarpri, teksa ka qenë duke lëvizur orenditë e shtëpisë të cilat janë nën ujë.
Kryefamiljari i bën apel të gjithë autoriteteve lokale që t’i vinë në ndihmë pasi situata në Muriqinë është shumë e rënduar dhe janë të izoluar.
Diskutime rreth kësaj post