Në Durrës, ka nisur puna për sistemimin dhe rregullimin e plazheve.
Gjatë gjithë bregdetit, po punohet për pastrimin dhe plugimin e brezit ranor si dhe për vendosjen e nyjeve higjeno-sanitare, e fill pas kësaj do të nisë procesi i dezinfektimit i rërës.
Emiriana Sako, kryetare e Bashkisë Durrës: Kemi vendosur sinjalistikën për plazhet publike, kemi bërë ndarjen e tyre dhe do të monitorojmë me anë të institucioneve tona, pra policisë bashkiake për ruajtjen e këtyre hapsirave në mënyrë që të jemi rigorozë me raportin 70 me 30, të cilën e kemi vendosur me Këshillin Bashkiak.
Për kryebashkiaken Emiriana Sako, mbetet e rëndësishme ofrimi i një bregdeti të pastër dhe të sigurtë për vizitorët.
Për plotësimin e standardeve që kërkon turizmi po bashkëpunohet ngushtë edhe me sektorin privat.
Emiriana Sako, kryetare e Bashkisë Durrës: Sektori provat është i angazhuar gjithmonë edhe më tepër për të ofruar kushte sa më të mira për sa i takon turistëve dhe vizitorëve sepse kjo është në interesin e tyre dhe në interesin e përbashkët le të themi, që të kemi një qytet sa më ta aksesueshëm dhe sa më të pastër dhe me higjienë në këtë aspekt.
Durrësi, këtë sezon veror po përgatitet të presë mbi 1.5 milionë turistë, duke u kthyer ndër destinacionet më të frekuentuara në vend.
Diskutime rreth kësaj post