Nga Marilo Meta
Arritja më e madhe e Shqipërisë… 28 Nëntor 1912.. Akti i Pavarësisë… menduam se triumfuam që më në fund do të ishim të pavarur, por menduam vallë a do të jemi të aftë të qeverisim një vend si Shqipëria? A menduam vallë nëse pas vitesh dhe vitesh të tëra përulje, nënshtrimi dhe pushtimi në mënyrën më ç’njerëzore , ne do të kishim dijen, kulturën e mjaftueshme për të qeverisur të pavarur këtë shtet?
Për introduksion në vitin 1912 At Gjergj Fishta citoj një aforizëm: “Shqipëria u bë, tani mbetet të bëhen shqipërarët”. Një citim i drejtë që shfaq obskurantizmin e këtij populli për të qeverisur vendin e tyre.
Le të vazhdojmë me shtrirjen kohore nga 4 dhjetor 1912 – 22 janar 1914: u shpall pavarësia, u krijua qeveria e përkohshme me kryeministër Ismail Qemalin, qeveria e parë shqipëtare, por a ishte e denjë kjo qeveri të drejtonte vendin drejt rimëkëmbjes? A do ishte e aftë të plotësonte nevojat dhe kërkësat pragmatike të popullit të vet?
Le të hedhim vështrimin në aspektin e qeverisjes së këtij vendi.. po çfarë mund të vëmë re? Një destabilitet total të qeverive, ku po e fillojmë në mënyrë kronologjike me qeverinë e parë të Turhan Pashës, 15 mars 1914 – 20 maj 1914, duke pasuar në kthimin e Esat Pashë Toptanit dhe qeveria e tij, 5 tetor 1914 – 27 janar 1916.
Për të mos vazhduar më tej po ju jap një shifër të numrit të qeverive të formuara dhe të këmbyera pa asnjë rezultat dhe arritje, deri në ditët e sotme kemi pasur plot 91 qeveri indolente, duke përmendur dhe qeveri disa ditore si ajo e Iliaz Vrionit 24 dhjetor 1924 – 5 janar 1925 etj etj…
Gjithë kjo mungesë stabiliteti dhe serioziteti drejt një degradimi ishte si pasojë e udhëheqësve jo të denjë apo e kërkesave afatshkurta dhe dekadente të popullit shqipëtar?
Një shprehje që kam dëgjuar dhe më ka ngelur në mendje është “Shqipëtarët të bashkuar për të luftuar, por të përçarë për të qeverisur” si fillim dyshova, mendova mos vallë ishte një shprehje pakënaqësie nga një shtetas i zhgënjyer por sot duke i bërë një analizë historike proçesit shtet-formues në Shqipëri konstatojmë paaftësin e vet popullit shqipëtar për të zgjedhur dhe për të kontrolluar drejtuesit e tyre.
Le ti kthehemi temës së artikullit… Mendoni që populli i di të drejtat dhe detyrimet e tij? Dyshoj! E thënë në parantezë në qoftë se do të kishte sadopak dijeni do ti zbatonte dhe do të vinte para përgjegjësis drejtuesit e tyre.. le të themi ‘de jure’ kjo.. ,por ‘de facto’? Kjo gjë nuk ka ndodh asnjëherë në Shqipëri dhe as ka për të ndodhur! Ky popull dëshiron të plotësoj dëshirat materiale individualiste duke mos pasur aspirata, ideale dhe vizione për të ardhmen, ky popull përbëhet nga shtetas aq egoist sa nuk arrijnë të shohin përtej hundës së tyre.. U tregova emfatik ? Ekzigjenca për drejtësi nuk duhet ndaluar kurrë…
“So dark is the con of man” – Leonardo Da Vinçi, a i përshtatet kjo frazë popullit shqipëtar? Egoja e “qytetarit” shqipëtar a po errësohet dita ditës…? Për alegori do ti atriboja disa “vlera” popullit shqipëtar duke filluar nga nepotizmin, nominalizmin dhe duke e mbyllur me obskurantizmin.
Des ubi consistam, caelum terramque movebo, marrë nga latinizmi i mendimit të shkencëtarit grek Arhimedi, thënë qartë më jep një pikëqëndrim, atëherë do të lëviz edhe qiellin edhe token, kjo alegori e spikatur shtronë pyetjen ku dëshiroj të dal “A e di se çfarë të kërkoj ky popull?
Çdo ditë dëgjoj, shikoj ankesa dhe pakënaqësi të qytetarëve shqipëtar, rritje të egos materiale, të indolencës, ku rruga e duhur drejt suksesit konsiderohet rruga më e shkurtër drejt dehumanizimit, rruga e humbjes e vleravë më të larta etike dhe morale, por gjithashtu në një mënyrë të pakuptuar shoh gëzim të madh për “arritjë” shumë të vogla, kaq është ekzigjenca jonë si popull? Kaq mundësi kemi apo kaq dije dhe ideale kemi për të kërkuar të drejtën e merituar?
Shoh një fenomen që ndodh “pasurimi i të pasurëve dhe varfërimi i të varfërve” shtresa e mesme po shuhet, jo se një person me pagë të mirë 50.000 lekë në muaj do të thoshte që i përket shtresës së mesme por diferenca me shtresën e pasur është supreme, ku shtresa e lartë përbën “utopin” e paarritshme me drejtësi.
Para së gjithash duhet të shtrojmë një pyetje tjetër: Kjo shtresë e lartë , “lartësinë” e saj e ka vetëm në aspektin material apo intelektual dhe social? Përsëri dyshoj në aristokracinë shqipëtare, po e lë vetëm në aspektin e parë…
Po çfarë mund të themi për shtresën e mesme, pse po zhduket..?
Shtresa e mesme, shtresa që nuk ndikohet nga qeveria, shtresë e konsoliduar me të ardhura të mjaftushme për të jetuar mirë dhe për t’u ngritur kundrejt padrejtësisë…Pra mendoni akoma se ka shtresë të mesme në Shqipëri?
Si për rekapitulim përmendim që Shqipëria nuk ka kaluar staded në mënyrë progresive drejt rimëkëmbjes por ka kaluar një “metamorfozë” nga bujk-roberia në imperializëm kapitalist, një kalim kaq radikal që bashkë me karakterin nepotik të popullit shqipëtar ishte fatale dhe ka sjellë pasoja deri sot e kësaj dite…
Fjalor I Fjalëve:
DES, UBI CONSISTAM, CAELUM TERRAMQUE MOVEBO– lat. më jep një pikëqëndrim, ( atëherë ) do të lëviz edhe qiellin edhe tokën. (latinizim i mendimit të shkenc. grek Arhimedi ).
SO DARK IS THE CON OF MAN– ang. Sa e errët është egoja e njeriut
Deduksion -lat. nxerrja e një përfundimi logjik nga e përgjithshmja në të veçantën.
Dekadent – fr. që mohon realizmin, trashigiminë kulturore e artistike dhe mbron formalizmin; individualizëm dhe pesimizëm .
Parantez – gr. Si për hyrje
Indolencë – lat. indiferentizëm, joaktiv ndaj punës e ndaj botës që e rrethon.
Emfatik – gr. theksim i posaçëm i disa tingujve, i një fjale ose i disa fjalëve për të vënë në dukje më shumë vlerën e rëndësinë e tyre;
Alegori – gr. flas ndryshe, paraqes figurshëm, diçka që duhet kuptuar ndryshe.
Nepotizëm – lat. vendosja e fare fisit në pozita të larta shtetërore, mbështetja,mrojtja.
Nominalizëm -fr. jashtë vetëdijes njerëzore, nocionet nuk ekzistojnë po sendet e ndryshme material “njeriu” nuk ekziston fare, ekziston vetëm emri.
Obskurantizëm– lat. Qëndrim regresiv, errësi, padituri, prapambeturi arsimore e kulturore.
Parcial – fr. i pjesëshëm.
Partikularizëm– fr. ndarje, përqarje, prirje për t’u ndar
Ekzigjent – lat. Kërkues
Rekapitulacion – lat. përsëritje e shkurtër e përmbajtjes së një libri ose vepre tjetër, pasqyrim, paraqitje e përmbledhur.
Reklamacion -lat. ankesë kundër një vendimi, akti
Eufemi– fr. menyra e sjellshme e te shprehurit me edukat, stil,te koncepteve
Fait accomplit – fr. vendosja para faktit te kryer
Relevant -lat. e rëndësishme, evlershme, qenësorja, ajo që është me vlerë të veçantë
Reminishencë – lat. rikujtesë,rikujtim më kujtohet, kujtim i paqartë, dukuri që sjell diçka ndërmend.Referenca:
http://www.scribd.com/doc/129509769/Fjalorth-Termash-Aktuale-Plusii#scribd
http:// www.shkenca.org/pdf/gjuhe/fjala_shqipe.pdf
https://sq.wikipedia.org/wiki/Historia_e_Qeverive_Shqiptare
Diskutime rreth kësaj post