Presidenti i 46-të i SHBA-ve Joe Biden tashmë gjendet në pragun e Shtëpisë së Bardhë, ndërsa pritet të ndryshojë edhe politika e jashtme e Amerikës. Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo shprehet se ardhja e tij është një lajm shumë i mirë për shqiptarët.
“Shenjat janë dhëne pa hyrë akoma në Shtëpinë e Bardhë Joe Biden. Ai në deklaratat para fushatës por edhe tani që ështe zgjedhur, ai ka dhënë mesazhe shumë të qarta, rikthim në bashkëpunimin euroatlantik për të përballuar të gjitha sfidat e mëdha por edhe Ballkanin Perëndimor. Ky është një lajm shumë i mirë për shqiptarët.
Nuk do të ketë rivalitet të heshtur mes BE-SHBA por edhe Joe Biden çështjen e Kosovës do e kapë për brirësh dhe do ti japë zgjidhje pasi i ka dhëne mesazhet”, tha Milo për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post